Karriera

Askush në botë nuk shet më shumë prona se RE/MAX! Dhe si rrjeti më i njohur i pasurive të paluajtshme dhe me rritjen më të shpejtë në treg, jemi gjithmonë në kërkim të individëve të talentuar. Pavarësisht nëse jeni të rrahur me biznesin e pasurive të paluajtshme apo jeni të rinj: tek RE/MAX karriera juaj është në duart më të sigurta. Jeni tashmë një konsulent me pervojë? Të kaluarit tek RE/MAX, më të mirit në treg, do ju ndihmojë të arrini suksese akoma më të mëdha. Përfitoni nga brandi ynë i fuqishëm, nga shkëmbimi i ndërsjelltë i eksperiencave që rrjeti ynë global ofron, nga trajnimi i vazhdueshëm, nga mjetet profesionale të marketingut dhe nga teknologjia inovative.


Jeni ende i ri në industri? Nëse po, duhet të jeni kembëngulës, me vullnetin për të arritur suksesin dhe mentalitet të orientuar drejt shërbimit. Në kthim, ju do të shpërbleheni gjithashtu nga forca e kompanisë sonë e cila është e nivelit global, që nga Dita e Parë. Në kompaninë tonë ju do të punoni në mënyrë të pavarur – por nuk do jeni kurrë vetëm. Këtu do të gjeni gjithmonë suportin e kompanisë ku do të mund të mbështeteni. Gjithashtu ne do ju trajnojmë që të shkëlqeni në rolin tuaj si konsulent me programe të konceptuara me kujdes dhe të vazhdueshme. Rezultati: sukses maksimal – dhe klientë jashtëzakonisht të kënaqur!

Përfitimet tuaja si konsulent i RE/MAX-it

Brand i fuqishëm

Më shumë se 100,000 konsulentë punojnë nën logon me ballonën e RE/MAX-it botërisht të njohur, në më shumë se 6,700 zyra në 99 shtete të botës. Si kompania në vend të parë në tregun e pasurive të paluajtshme, askush nuk shet më shumë prona në të gjithë botën.

Kultura e korporatës dhe rrjeti

Një për të gjithë, të gjithë për një : tek RE/MAX ne e shikojmë veten si një skuadër gjigande. Konsulentët tanë janë të lidhur me njëri tjetrin, e ndihmojnë njëri tjetrin dhe ndajnë ide e eksperienca – në mënyrë dixhitale si dhe në takimet dhe eventet lokale, nacionale dhe internacionale.

Trajnimet e Karrierës

Si një konsulent i RE/MAX-it, ju do të gëzoni mundësi trajnimi të klasit të parë në çdo fazë të karrierës suaj. Një shumëllojshmëri e gjerë e programeve të ndryshme janë të dizenjuara për të nxjerrë në pah më të mirën e çdo individi, të përcjellin aftesitë, strategjitë dhe njohuri të vlefshme, dhe duke rritur suksesin si rezultat.

Marketingu

Më shumë se 100,000 konsulentë punojnë nën logon me ballonën e RE/MAX-it, botërisht të famshme, në më shumë se 6,700 zyra në 99 shtete të botës. Si kompania në vend të parë në tregun e pasurive të paluajtshme, askush nuk shet më shumë prona në të gjithë botën.

Teknologjia

Zyra juaj është e pajisur me teknologjinë tonë të lartë profesionale, e cila ju mbështet me platforma të gatshme për t’u përdorur dhe sisteme në të gjitha fushat e punës suaj.

Pishina e përbashkët e dijes

Si pjesë e familjes RE/MAX, ju do të përfitoni nga konsolidimi i “know -how ”i të gjithë rrjetit tonë. Mësoni nga konsulentët e tjerë – dhe kaloni ekspertizën tuaj tek të tjerët. Sëbashku jemi të fuqishëm!

Në biznes për veten tuaj, por jo vetëm

Si një konsulent i RE/MAX ju do të punoni në mënyrë të pavarur, por mund të mbështeteni gjithmonë në rrjetin tonë global. Ne kemi përgatitur kornizën për ju që të gëzoni fleksibilitet maksimal dhe të ndërtoni biznesin tuaj të suksesshëm.

Bashkëpunimi

Punoni sëbashku me kolegët tuaj konsulentë! Njëri perfaqëson blerësin në një shitje, ndërsa konsulenti tjetër ndihmon shitësin e pronës. Kjo mundëson në mënyrë të vazhdueshme kënaqësi maksimale për klientët tuaj dhe njëkohësisht dhe të ardhura më të shpejta për ju!

Nis Karrieren tende ne RE/MAX