About RE/MAX

RE/MAX – rrjeti më i madh botëror në sektorin e pasurive të paluajtshme

Themeluar në vitin 1973, RE/MAX është shndërruar në rrjetin më të madh botëror të pasurive të paluajtshme të franshizave dhe zyrave të operimit, me më shumë se 100,000 bashkëpunëtorë shitjesh në 99 shtete. Sot është një nga brandet e pasurive të paluajtshme më të njohura në Europë dhe në mbarë botën.

Receta e suksesit tek RE/MAX është fokusi ynë në njerëz – klientët, konsulentët, brokerat/pronarët. Sigurimi i konsulentëve dhe brokerave/pronarëve me mjetet më të mira, suport të vlefshëm dhe mundësi edukimi, RE/MAX siguron një standard të vazhdueshëm dhe cilësor të shërbimeve të pasurive të paluajtshme për të gjithë klientët tanë . Për më tepër, klientët dhe konsulentët përfitojnë të dy nga rrjeti i shkëlqyer internacional dhe bashkëpunimi midis zyrave që thjeshtëson blerjen dhe shitjen e shtëpive ndërkombëtarisht.

RE/MAX Albania e filloi aktivitetin e saj më 2013 me synimin për të ndërtuar një rrjet të një cilësie më të mirë të zyrave të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, përmes së cilës njerëzit mund të blejnë, të shesin apo të marrin me qira pronën e tyre ideale. Bashkëpunëtorët e shitjeve të RE/MAX-it do të jenë në gjendje t’ju garantojnë një shërbim cilësor, të saktë dhe korrekt. Zyrat tona janë të lokalizuara aktualisht në Tiranë dhe Durrës.

E gjitha filloi si një ëndërr, një plan dhe një bllok shënimesh.

E gjitha filloi më 1973 me prezantimin e konceptit të maksimizimit në sektorin e pasurive të paluajtshme nga Dave dhe Gail Liniger, të cilët revolucionalizuan tregun e pasurive të paluajtshme. Ideja ishte e thjeshtë: të tërhiqnin konsulentët më të mirë të pasurive të paluajtshme duke siguruar avantazhe të ndryshme konkurruese, të gjitha nën markën e RE/MAX. Një plan më i mirë shpërblimi për bashkëpunëtorët, një sistem trajnimi unik dhe teknologjia më e fundit e ndihmuan RE/MAX të niste rrugëtimin. Kjo ide është provuar që atëherë duke arritur sukses të lartë dhe ka mundësuar zhvillimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të profesionistëve të pasurive të paluajtshme.

Një biznes familjar e ngriti RE/MAX-in në vendin e parë në Europë.

Më 1995, Walter Schneider dhe Frank Polzler e sollën ballonën e RE/MAX drejt Europës, duke themeluar selinë europiane në Zug, Zvicër dhe Vienë, Austri. Ata ishin forca iniciuese e zgjerimit të RE/MAX në tregun kanadez më 1980 dhe 15 vite më pas edhe në Europë.

Polzer Polzer Schneider Ne foto: Frank J. Polzler, Michael Polzler, Walter Schneider

Sot biznesi i tyre familjar përfaqëson 30% të RE/MAX në mbarë botën. I lindur në këtë familje të pionerëve të pasurive të paluajtshme, Michael Polzler mban rolin e Drejtorit Menaxhues të RE/MAX Europës. Duke ndjekur sistemin e provuar me sukses dhe duke i shtuar shpirtin dhe vizionin e tij prej sipërmarrësi, rrjeti i RE/MAX Europës është rritur me më shumë se 14,000 konsulentë që operojnë në 33 shtete në të gjithë kontinentin...

Duke përfaqësuar konsulentët më profesionistë, produktivë dhe inovativë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Lidershipi karizmatik i Michael Polzler është duke zgjeruar rrugën për rritje të vazhdueshme dhe për vizionin e tij për të ndryshuar mënyrën se si shiten pasuritë e paluajtshme në Europë. RE/MAX mbron profesionalizmin e industrisë përmes bashkëpunimit të konsulentëve dhe inovacionit.